Gjykata Speciale ka shpallur fajtore dhe ka dënuar me burg për korrupsion ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
GJKKO dënoi gjyqtaren me 3 vite e 6 muaj, po ashtu edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe 9 të dyshuarit e tjerë u arrestuan në Shkurt të vitit të kaluar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë Hoxha vazhdon që të jetë në qeli që nga shkurti edhe pse ka kërkuar nga ish-kolegët e saj për 8 herë me radhë që të kishte një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj.





