Pas një martese të përfunduar, veçanërisht në rastet kur ka edhe një fëmijë në mes, ballafaqimi mes ish-gruas dhe të dashurës së re mund të jetë një moment mëse i sikletshëm për një burrë. Por ky nuk duket të ketë qenë fati i Bleros.
I ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”, këngëtari shqiptar rrëfeu se ish-bashkëshortja, Teuta dhe e fejuara e tij, Afrona, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku. “Afrona shkon shpesh për drekë në shtëpinë e Teutës. I bëri edhe një dhuratë për lindjen e vajzës, Kaias.”- shpjegoi Blero duke shtuar se një gjë e tillë është fare normale duke qenë se Afrona është e fejuara e tij, dhe Teuta është nëna e vajzës së tij, Tarës.
Këngëtari gjithashtu rrëfeu se shtëpia e tij dhe e Teutës janë vetëm 200 metra larg dhe Tara e ka fare të thjeshtë që të qëndrojë me të dy prindërit. Ai sakaq shprehu vlerësimin e tij për ish-bashkëshorten duke pohuar se ajo tregohet gjithnjë e kuptueshme me të në lidhje me mbajtjen e vajzës, si dhe u shpreh se ata të dy duket të jenë një shembull për të gjithë prindërit e divorcuar.