Ish-bashkëshortja e pronarit të Amazon dhe njeriut më të pasur në botë Jeff Bezos, MacKenzie Bezos ka vendosur të dhurojë gjysmën e saj të pasurisë për bamirësi.
MacKenzie është bërë pjesë e fushatës "Giving Pledge", e filluar për herë të parë në vitin 2010 nga Warren Buffet dhe Bill Gates. Kjo fushatë ka si qëllim të çojë përpara luftërat për arsimimin, shëndetësinë, barazinë sociale dhe ndryshimet klimaterike.
Ndarja e çiftit në fillim të vitit erdhi pas 25 vitesh martesë duke e bërë MacKenzie miliardere me një pasuri që vlerësohet të arrijë 36.6 mld USD.
“Kam një shumë joproporcionale parash për të ndarë me të tjerët dhe nuk kam asnjë dyshim për vlerën e madhe që jepet nga impulsi për të dhënë dhe ndarë.”, shkruan në letrën e saj MacKenzie
Pronari i Amazon, Jeff Bezos e vlerësoi iniciativën e ish bashkëshortes së tij. "Ajo është një filantrope shumë e mirë dhe jam shumë krenar për të”– ka thënë ai.





