Lionel Mesi dhe bashkëshortja e tij Antonela Rokuco janë njohur shumë vite më parë. Në kohën kur Mesi kaloi te Barcelona, ata vendosën që të mbeteshin miq.

Çifti i premtoi besnikëri njëri-tjetrit disa ditë më parë, në një nga dasmat më të bujshme të vitit, por, siç është përmendur në media, i dashuri i parë i Antonelës nuk ka qenë Mesi, por Luka Skalja.

Siç është shprehur njëra nga mikeshat e ngushta të Antonelës, ajo u largua nga Luka kur mori vesh se Leo kishte ardhur në Argjentinë.

“Të paktën nuk më la për një person çfarëdo, më la për Mesin”, ka thënë ish-i i Rokucos për mediat.