Ish i dashuri i bukuroshes Tamara Ecclestone ka tentuar ta shantazhojë duke i kërkuar një shumë prej 200 mijë paundsh.
Ky fakt është bërë i ditur të hënën nga gjykata që e trajtoi zyrtarisht këtë çështje.
Derek Rose ishte në një marrëdhënie me vajzën miliardere e cila në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçare.
Ata u bënë çift në vitin 2003 përpara se ai të ndryshonte emrin nga Jonathan Ketterman.
Gjykata tha se 33 vjeçari provoi të shantazhojë vajzën e bosit të Formula 1 duke e paralajmëruar se do të publikonte sekrete nga marrëdhënia e tyre.
Ai sëbashku me studentin 20 vjeçar Jakir Uddin i dërguan një e-mail për ti bërë presion ku i kërkuan shumën prej 200 mijë paund.





