Këngëtarja Baby GE ka reaguar e tronditur nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në Tiranë..

“Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”, shkruan këngëtarja krah fotos së Qemës në një postim në rrjete sociale.

Baby G ka patur një lidhje dashurie me  Blerim Hotin, të njohur ndryshe si Lim Hoti, i cili ndodhej mbrëmjen e djeshme në tavolinën ku ndodhi krimi dhe se tani është shpallur në kërkim nga policia për moskallëzim të krimit.

Marjus Dema, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në lagjen 5 Maji në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici.

Nga dëshmia e dhënë para uniformave blu, Dema ka treguar se armën e kishte gjetur vetë viktima dhe se e kishte çuar në tavolinën ku ishin të gjithë bashkë.

Mariusi është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe se armën e kishte marrë për të luajtur dhe se po ua drejtonte shokëve me shaka, teksa shtoi se nuk e dinte që kishte plumba brenda.