Ish i fejuari i këngëtares Ariana Grande, Pete Davidson ka dhënë një intervistë ku është shprehur për herë të parë për ndarjen me të.

Ata u lidhën në fejesë në maj të vitit 2018 dhe më pas vendosën të ndahen në tetor të po atij viti.

“Unë kurrë nuk bëj deklarata publike në lidhje me marrëdhëniet sepse thjesht nuk mendoj se është e drejtë, më kupton? Unë zakonisht shprehem sesi ndjehem përmes punës. Kështu që, shpresoj që ajo të jetë mirë. Shpresoj që ajo të jetë shumë e lumtur. Dhe kjo është e gjitha”,-ka thënë ai gjatë intervistës për “Paper”.