Një kamionist 50 vjeç, e ka gjetur dashurinë e jetës së tij nëpërmjet një numri telefoni që gjeti të shkruar në murin e një banje publike.
Ish-i dashuri i një vajze i ka shkruar numrin e saj në një banjë publike në shenjë hakmarrjeje pasi janë ndarë.
Kështu, kur Mark Ellis po shkonte që të pinte një birrë me një nga miqtë e tij, gjatë rrugës për tek lokali, vendosi të përdorë një banjë publike, ku lexoi një nga ato mesazhet klasike “Nëse do një ….., me telefoni”.
Mark Ellis u intrigua nga ky shënim dhe e mori numrin, të cilit i nisi një mesazh.
“Ç’kemi si jeni?”, shkroi ai për të parë nëse vërtet ekzistonte ky numër. Nuk vonoi as përgjigja e vajzës, e cila ia kthen: “Kush jeni ju?”
Që nga ai moment lindi një bisedë dhe vetëm tre ditë më vonë Donna dhe Mark u takuan. Jo vetëm kaq, por mes tyre lindi një histori dashurie. Vetëm disa ditë më vonë Mark i tregoi si e kishte gjetur numrin e saj të telefonit. Fillimisht vajza ishte në mëdyshje, por më pas e kuptoi që këtë gjë e kishte bërë ish-i fejuari i saj.
“Duhet të falënderoj ish-të dashurin tim. Më bëri një nder”, ka thënë Donna.
Sot Mark dhe Donna kanë dy fëmijë 8 dhe 9 vjeç.





