08 Mars 2015 –Ish-kampioni i botës në peshën e mesme të divizionit IBF, Xherman Teilor, është transferuar në një qendër spitalore rehabilitimi.Ky vendim është marrë nga gjykata pas një ekzaminimi psikiatrik.
Teilor u arrestua në muajin janar pas akuzës për kanosje të një familjeve, mes tyre edhe tre fëmijë, me një pistoletë në përfundim të një aktiviteti në nderim të udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luter King Jr. Dëshmitarët i thanë policisë se Teilor qëlloi të paktën një herë në ajër, por për fat të mirë nuk u plagos njeri.
Një psikiatër i tha gjykatësit se Teilor duhet të jetë nën kujdesin psikiatrik pas problemeve që ka shfaqur gjatë kryerjes së dënimit në burg.





