Ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, shigjeton zv/ministren e Brendshme, Rovena Kuko, përmes një postimi në rrjete sociale.
Duke marrë shkas nga përgjigjet e zv/ministres Kuko në një emision televiziv lidhur me rastin e të miturit Alvin Berisha në Siri, Sakollari shprehet:
“Zvministrja e brendshme Kuko, kërkon informacion nga gazetaret me arrogancë, sepse s’ka informacionin minimal. Rovena s’di të përgjigjet e bën GAFA nga padituria dhe nga injoranca. As nuk skuqet dhe as nuk nxihet. Rovena Kuko = Majlinda Halili. Qeveri marionetash e drejtuar nga një regjisor i marrë. Qeveri sharlatanësh”,- shkruan Sakollari.
Mesazhin e saj, Sakollari e mbyll me dhimbje, pasi shprehet se Alvi nuk pret më asgjë, sepse e ka kuptuar realitetin e frikshëm.
“Po ne si shoqëri deri kur do presim?!?!?!?”,- shtron pyetjen Sakollari.
Postimi i Valbona Sakollarit:
Alvi pret të shpëtohet, por nga kush? Kryeministri nuk i përgjigjet as telefonatave dhe as mesazheve, nuk ka kohë, ështe i lodhur duke numëruar paratë e vjedhura. Ambasadori ka frikë e s’mund të merret me këtë punë, e kanë çuar në Ambasadë me pushime, jo për zgjidhur situata të komplikuara. Zvministrja e brendshme Kuko, kërkon informacion nga gazetaret me arrogancë, sepse s’ka informacionin minimal. Rovena s’di të përgjigjet e bën GAFA nga padituria dhe nga injoranca. As nuk skuqet dhe as nuk nxihet. Rovena Kuko = Majlinda Halili. Qeveri marionetash e drejtuar nga një regjisor i marrë. Qeveri sharlatanësh.
Alvi s’pret më asgjë, nga askush sepse ai fëmijë ka kuptuar shumë shpejt realitetin e frikshëm. Po ne si shoqëri deri kur do presim?!?!?!?





