Prej disa ditësh, Arbër Çyrbja nuk është më një lojtar i Kukësit. Mesfushori pas një sezoni me verilindorët, nuk arriti të bindte drejtuesit të vazhdonte aventurën dhe kështu u largua nga skuadra.

Ai është duke shijuar pushimet momentalisht, dhe duket se e ka bërë zgjedhjen për vazhdimin e karrierës.

Përmes një fotoje të postuar në “Instagram”, ish-kapiteni është kthyer pas në kohë, kur mbante veshur fanellën e Teutës.

Durrsakët kanë shfaqur interes për lojtarin dhe rikthimi është çështje kohe. Ai ka pasur oferta dhe nga Kosova, por ka zgjedhur ish-ekipin e tij.