Ish-këshilltari i Ilir Metës, e po ashtu ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Gjoni është parë të futet në SPAK i vetëm, pa praninë e avokatit.
Sakaq, ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK dhe nëse ka lidhje me hetimin pasuror që po bëhet prej kohësh ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, apo për çështje tjetër.