Ish-konkurrenti “Big Brother VIP 2”, Bledi Mane, ka komentuar lojën e banorëve të BBV 3. Ai theksoi se në shtëpinë e vipave nuk ka dashuri të vërtetë. Teksa u ndal te loja e Ilnisa Agollit, Bledi Mane e cilësoi atë si “natyrë perverse në kuptimin e mirë të fjalës”, si edhe vajzë të guximshme, që sipas tij, mund të japë edhe skena me pullë të kuqe gjatë qëndrimit të saj në BBV.
Ndër të tjera, ai komentoi edhe lidhjen e saj me Meriton Mjekiqin, duke u shprehur se marrëdhënia e tyre është në kuadër të lojës.
“Marrëdhënia e saj me Meritonin është në kuadër të lojës, nuk besoj se aty ka ndonjë çift që dashuron në të vërtetë, në këtë shtëpi flas”, tha ai. Ish-banori i BBV2, ka bërë edhe një tjetër deklaratë të bujshme sa i përket shkëndijave mes çifteve në BBV, ku tha se “në atë shtëpi ka më shumë shkëndija mes djemsh”.
“Ilnisa është një shpirt ilirë dhe i pavarur dhe e shoh pak të frikësuar në shtëpi. Herë guxon, tre ditë tërhiqet mbrapsht. Ilnisa është natyrë perverse në kuptimin e mirë të fjalës, është vajzë qejflie, do aventurën, udhëtimin, gazetarinë provokuese. Ilnisa është aty sepse njerëzit e kanë ndjekur në programet e saj, pro brenda duhet t’i heqi kornizat. Marrëdhënia e saj me Meritonin është në kuadër të lojës, nuk besoj se aty ka ndonjë çift që dashuron në të vërtetë, në këtë shtëpi flas. Me aq sa kemi parë nuk ka grimca dashurie në ajër. Aty ka më shumë shkëndija mes djemsh, nuk jam homofob. Ajo shtëpi ka tension seksual mes gjinisë së njëjtë. Gjithsesi kjo është humane. Unë e dua Ilnisën siç ka qenë. Ajo edhe pak kohë mendoj se do shpërthej, ajo mund të na japë edhe skena me pullë të kuqe se e di që guximin i saj tejkalon edhe muret e shtëpisë.”, tha ai.