Me debate është shoqëruar emisioni i kësaj të mërkure në “Ftesë në 5”.

Temë për sot ka qenë se si ka ndryshuar sistemi social i marrëdhënieve seksuale.

Për të folur lidhur me këtë ka qenë Alba Pollozhani, Pamela Shqezi, Meridian Ramcaj, Teuta Doci dhe Gëzim Tushi, të cilët kanë shprehur lirisht mendimin dhe përceptimin e tyre për marrëdhëniet seksuale në 2024-ën.

Ish-konkurrentja e Përputhen, Alba Pollozhani është shprehur se marrëdhëniet seksuale kanë lidhje me moralin.


“Flasim pak për njerëzit, që thonë që seksi nuk ka lidhje me moralin. Në rast se shkon me 2-3 persona në ditë, ose në rast se je në një marrëdhënie serioze dhe partneri jot shkon me 2-3 femra të tjera, a është kjo pjesë e moralshme?

Prandaj unë them që marrëdhënia është pjesë e moralit. Nuk mund të jesh e moralshme duke shkuar të bësh marrëdhënie me disa persona në ditë”, tha ajo deklaratë e cila ka sjellë dhe kundërshtime të forta në studio.