Ish kreu i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha është bërë nostalgjik dhe ka botuar një foto të 35 viteve më parë, ku shfaqet në Uzinën Mekanike Bujqësore së bashku me mjeshtrin Foto Xani (majtas në foto).
Kërtusha kujton kohën kur punonte në UMB dhe njëkohësisht “disa nga axhustatorët duarartë që sot nuk jetojne më: Xhaferr Kulla, Foto Xani, Lutfi Kuqi, Fotaq Rrapo, Pilo Kokoshari, Anton Koka”.
Kërtusha ngre lart “punën e mekanikëve më të rinj dhe duarartë si: Fatmir Rubjeka, Aleksandër Goreja, Kujtim Kërtusha, Koç Doraci, etj.”
Postimin e tij, Seid Kërtusha e mbyll me një falenderim për të gjithë ish-kolegët e dikurshëm.
“Mirënjohje dhe respekt për punën dhe bashkëpunimin me ta ndër vite”,– shkruan ai.
Postimi i plotë:
UMB-ja e viteve 80 ishte një nga ndërmarrjet më të fuqishme të industrisë mekanike në Durrës. Në tërësi ndërmarrja kishte një organizim klasik perfekt në reparte, ku ndër kryesorët do të përmendja: repartin mekanik, repartin e fonderisë, repartin e kombinuar, repartin e montimit, ai i stampave dhe i mirëmbajtjes.
Sot në këtë status desha të veçoj repartin e stampave, ku bëhej një punë shumë e kualifikuar dhe me shumë precizion. Kujtoj më shumë respekt axhustatorët duarartë që sot nuk jetojne më: Xhaferr Kulla, Foto Xani (në foto), Lutfi Kuqi, Fotaq Rrapo, Pilo Kokoshari, Anton Koka. Organizimi i punës dhe produkti i stamperisë ka në ADN-në e saj dhe punën e mekanikëve më të rinj dhe duarartë si: Fatmir Rubjeka, Aleksandër Goreja, Kujtim Kërtusha, Koç Doraci, etj. Mirënjohje dhe respekt për punën dhe bashkëpunimin me ta ndër vite”.





