Ish-kryebashkiakja e Patosit ka përfunduar në dyert e SPAK. Rajmonda Balili është nën akuzën për abuzimin me tenderat në kohën kur ishte kryebashkiake e Patosit.

Ajo është pezulluar nga detyra si prefekte e qarkut Fier me vendim të GJKKO. Gjithashtu Balili akuzohet edhe për favorizim të një kompanie në dy raste. Ish-kryebashkiakja a bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte, mes tyre ish-nënkryetaren, Anisa Petani, sekretarin e përgjithshëm, Shkelqim Beqiri.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS akuzohet për favorizim të kompanisë “Genti 001′. Në rastin e parë duke e shpallur fitues të paracaktuer në tenderin 6.7 mln lekë si dhe në rastin e dytë duke e shpallur fitues të paracaktuar të tenderit me vlerë 8.6 mln lekë.