Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin me 2 vite burg.

Alla u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë rezultoi fajtor pasi favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 milionë Euro.

Konesha, u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.