Ish-kryetari i Bashkisë së Fierit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ndërsa ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Zeqaj në SPAK, kohë më parë emri i doli në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorëve.

Atëherë, Zeqaj shprehej se nuk ka firmosuar asnjë tender, ndërsa sa i përket mesazheve të tij me Arben Ahmetajn, ku ky fundit i kërkonte të takohej me Mirel Mërtirin, ish-kryebashkiaku e mohoi.