Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, pas largimit të Dael Dervishit.
Tushaj ka mbuluar për dy mandate postin e kreut të Bashkisë së Lezhës, për të humbur në zgjedhjet e vitit 2015.
Ish-kreu i AKBN-së, Dael Dervishi, dha dorëheqjen të premten e shkuar, duke e motivuar me arsye personale.





