Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me miqtë një lajm të hidhur për familjen e tij.
Me keqardhje ai ka njoftuar ndarjen nga jeta tw një personi tw afërt tw familjes, bashkëshortes së vëllait të tij.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha shkruan se kjo është një lamtumirë e dhimbshme.
Postimi i plotë i Berishës:
Nje lamtumire e dhimbshme per ne!
Te dashur miq, sot familja jone me dhimbje dhe pikellim te thelle i dha lamtumiren e fundit nje njeriu shume te dashur per te gjithe ne, Sanie Berishes, bashkeshortes se vellait tim te ndjere. Sanija, vajze e nje familje dhe dy prinderve te nderuar, erdhi ne familjen tone si permbushje e nje premtimi qe ajo dhe vellai im i dashur, Selim Berisha i kishin dhene njeri tjetrit ne rini per te lidhur jeten se bashku. Ajo, me virtutet, edukaten, punen do te deshmohej nje bashkeshorte e admirueshme, shok jete dinjitoze e vellait tim, nje vajze e dyte per prinderit e mi, nje nene e mrekullueshme per femijet e saj dhe mesuese e perkushtuar per nxenesit ne shkollat ku dha mesim.
Per mua mua dhe Lilin ajo ishte nje moter e vertet. Sanija, se bashku me vellain tim me dhane mua ne vitet e studimeve nje ndihme dhe mbeshtetje tejet te çmuar.
Me kete rast dua te shtoj se Sanija jo gjithnje kishte fatin ne anen e saj. Rreth tridhjete vjet me pare vellai im u nda relativisht i ri nga nga jeta dhe ajo mbeti zonje dhe zot shtepie. Por grua fisnike e pamposhtur nga veshtiresite dhe me sakrifica te medha ajo rriti, edukoi dhe nxori ne jete me sukses tre femijet e saj.
Me pas pati fatin e madh te behet gjyshe e lumtur e nipave dhe mbeses se saj. Sanija keto vite e fundit vuajti nga nje semundje e rende, e cila dje, megjithe kujdesin e madh te vajzes, djemve, te rejave, nipave, mbeses dhe te gjithe familjes, e ne veçanti te mjekeve, e ndau prej nesh duke lene tek ne te gjithe ne zemrat tona mirenjohje te thelle, dashuri te madhe dhe kujtimin e paharruar te saj.
I lehte qofte per ty sonte dheu Sanija jone e dashur! sb





