Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i bindur se ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, di aq shumë dhe ka po ashtu një sërë dokumentash që do të mund ta fundosnin kollaj Edi Ramën.

I ftuar në emisionin 360 gradë, Berisha është shprehur se Tahiri di më shumë seç Rama di për veten e tij, e nëse në ditët në vijim, ish-Ministrit të Brendshëm i shkojnë prangat, atëherë ka ardhur dhe fundi i kryeministrit të Shqipërisë.

Berisha: Tahiri di se kush e urdhëroi atë dhe kush i dha platformën e kanabizimit të shqipërisë, ai di se kush i dërgonte valixhet me euro tek Edi Rama, se pse ai urdhëroi të fshihen urdhëri i intepolit për arrestin e Mark Frrokut, Tahiri di se kush i urdhëroi autoritetet shqiptare për t'i hapur rrugë Arben Frrokut në Kroaci, Saimir Tahiri e di se kush urdhëroi lirimin e Bardhok Kllanës kur policia e ndaloi në Laprakë. Tahiri di për Edi Ramën, pothuaj sa di Edi Rama për veten e tij.

Tahiri e di se ç'bëri Edi Rama me superkillerin e Luiza Xhuvanit.

Duhet të dini një gjë, në Shqipëri, njeriu që ka informacion të pakrahasueshëm është Ministri i Brendshëm, më shumë se kryeministri, se kreu i SHISH se Presidenti etj.

Po u arrestua Tahiri, Rama ka marrë fund! Nuk pret cunamin popullor që t'i vijë, nuk pret Saimir Tahiri.