Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
“Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan ai në Twitter.





