Donika Prela, drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të kalojë sot në "sitën" e Vettingut.  Trupa gjykuese me të cilën do përballet Prela drejtohet nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.  

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Prela ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002 si dhe ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit më shumë se 15 vite. Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.