Tiranë, 30 qershor 2014 – Pas tentativave të dështuara për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Tiranë, Ish kryeprokurorja Ina Rama u punësua si këshilltare e drejtorit të përgjithshëm të bankës Credins, Artan Santo, i cili u ekzekutua të enjten e kaluar në zonën e ish-Bllokut.
Ish-prokurorja e përgjithshme u emërua në këtë detyrë në muajin prill të këtij viti. Pas vdekjes së Santos në atentat mafioz, Ina Rama pritet të jetë tashmë këshilltarja e drejtorit të ri të përgjithshëm të zgjedhur nga kjo bankë, Maltin Korkuti.
Pas mbarimit të mandatit si kryeprokurore, Ina Rama kërkoi të rikthehej në profesionin e saj të mëparshëm, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, kërkesë kjo që iu hodh poshtë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





