Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ditën e sotme ish-kryetarin e Bashkisë Pogradec Eduart Kapri.

Ish-kryebashkiaku ishte akuzuar nga SPAK për dy episode, i pari lidhet me një tender për blerjen e druve me vlerën afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë ishte ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi zyrtarë të bashkisë i vunë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi.

Eduart Kapri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Pogradecit në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Ai fitoi me 50.93% të votave kundrejt rivales të tij të propozuar asokohe nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.

SPAK mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e PD në Pogradec nëvitin 2021, për Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij.