Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një postimi në Facebook, propozon inxhinierin e njohur Ferid Kora si kryetar të shoqatës "Durrësi".
Në postim, Kërtusha ngre lart vlerat e Korës duke e cilësuar “durrsak fisnik, babaxhan, intelektual, i ndershëm, prind i shkëlqyer”.
Kujtojmë se shoqata “Durrësi” është aktualisht pa kryetar, pas ndarjes nga jeta të Shpëtim Metanit, drejtuesit të saj historik.
Shoqata është në prag zgjedhjesh dhe për Kërtushën, inxhinieri Kora i përmbush të gjitha kriteret për të qenë drejtues i saj.
Statusi i Seid Kërtushës:






