Ish-futbollisti i Chelsea-t, Ramires ende nuk është ambientuar me kampionatit kinez.

Braziliani pati një incident në ndeshjen ku skuadra e tij Jiangsu Suning u mposht nga Shandong Luneng me rezultatin 2-1.

Në minutat e fundit, Ramires u ndëshkua me karton të kuq, por ai nga inati kërkoi që të rrihte gjyqtarin e ndeshjes.

Për fat të mirë, shokët e skuadrës nuk e lejuan që të bënte ndonjë veprim që do t’i kushtonte shumë.