Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Drejtori teknik i Milanit dhe djali i tij futbollist kanë bërë dje tamponin për Covid-19.
“Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe pasi kanë kaluar dy javë në shtëpinë e tyre pa kontakte me persona të tjerë, ashtu siç parashikohet nga protokollet mjekësore, do të vazhdojnë në karantinë deri në rikuperimin e plotë të tyre”,- bën të ditur klubi i Milanit, të cilit i referohet Ansa.





