Lotët e Cristiano Ronaldos pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë, kanë shkaktuar shumë reagim në ditët pasuese.

Shumë i kanë komentuar si një ego personale të CR7, ndërsa të tjerë i kanë interpretuar si një ndjenjë faji e Ronaldos që zhgënjeu kombin e tij.

Megjithatë, për ish-futbollistin e Gjermanisë, Dietmar Hamman, lotët e portugezit tregojnë se ai tashmë duhet të tërhiqet nga futbolli.

“Për mua ai reagim i Ronaldos pasi humbi penalltinë ishte i turpshëm. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, sepse nëse arrin të prekesh atëherë do të thotë se ke marrë fund.

Në atë pikë trajneri duhet të kishte vepruar dhe duhej t’i kishte thënë që të tërhiqej pasi nuk ishte më në gjendje për të luajtur”, u shpreh Hamman.