Tani është edhe emri; Andy Carroll. Ai është ish futbollisti i kombëtares angleze me një të kaluar të rëndësishme në Premier League, që në prill të këtij viti u arrestua në Londër teksa kthehej në Angli në bordin e një fluturimi loë cost. Lajmi u bë publik në korrik, por emri i tij për arsye ligjore nuk u bë publik, por tani që akuza u formalizua u bë i ditur emri i tij dhe ajo çfarë rrezikon; një dënim me 5 vjet burg.
‘Një burrë u arrestua pasi nuk respektoi një urdhër kufizimi-thekson policia e Essex për median britanike-quhet Andreë Carroll, 36 vjeç. U arrestua në 27 prill për akuza që u bënë pas një aksidenti të ndodhur në muajin mars’.
Për arsye ligjore, policia nuk mundi të publikojë aspekte të tjera për akuzat kundër ish futbollistit të ‘Tre Luanëve’; do të jenë detajet e kësaj thyerje të normave nëse 36 vjeçari do të dënohet apo jo me burg. Sipas asaj që publikon tabloidi ‘The Sun’, Carroll u ndalua në pikën e kontrollit të pasaportave në aeroportin londinez teksa kthehej në Angli nga Franca ku sezonin e kaluar u aktivizua me Amiens në Ligue 2. Gjatë kontrollit të pasaportave, policia e nxori mënjanë nga radha, e mbajti pak dhe më pas e arrestoi. E gjithë kjo nën sytë kureshtarë të pranishmëve të shumtë që kishin mbipopulluar aeroportin. Muajin e kaluar, në një episod tjetër, Carroll kishte paguar një gjobë 1200 euro për filmimin e një proteste antiemigrante teksa ishte në drejtimin e makinës.
KARRIERA— Andy Carroll ka luajtur në total 248 ndeshje dhe ka shënuar 54 gola në Premier League që nga debutimi i tij në 25 shkurt të 2007 me Newcastle e deri në ndeshjen e tij të fundit, po me Newcastle në 19 maj të 2021, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ai është aktivizuar edhe me Liverpool dhe West Ham. Sezoni më i mirë i Andy Carroll për golat e shënuar mbetet 2010-2011 me Neëcastle e Liverpool respektivisht me 13 dhe 2 gola. Për blerjen e tij, Liverpool pagoi 35 milionë paundë në janarin e 2011, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një futbollist britanik në atë kohë. Qendërsulmues tipik zone, Carroll me kombëtaren angleze ka zhvilluar 9 ndeshje duke shënuar një prej dy golave të tij me Tre Luanët në Evropianin e 2012. Në sezonin aktual ai është pjesë e skuadrës Dagenham & Redbridge, në divizionin e gjashtë të futbollit anglez.





