Momente ankthi për ish-lojtarin e Liverpulit, Mark Gonzalez, i cili është shtruar me urgjencë në spital.36-vjeçari ka pësuar një sulm në zemër dhe për këtë arsye është transportuar me urgjencë në spital në Kili, në mënyrë që të marrë ndihmën e mjekësve. Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e Gonzalez, e cila në profilin e saj shkruan se ish-lojtari po rikuperohet dhe gjendja shëndetësore është e qëndrueshme.Ish-sulmuesi nga Kili, ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur me disa ekipe, si CSKA Moska, Real Betis, Albasete, por arritjen më të madhe e kishte te Liverpuli ku luajti në sezonin 2006-2007, duke regjistruar 25 paraqitje dher 2 gola në Premier Ligë.





