3 dhjetor 2015 – Ish-mesfushori francez i Real Madridit dhe Sampdorias, Christian Karembeu kujtohet mjaft për lojën e fortë dhe cilësore në vitet e mëparshme, por në një intervistë në spanjollen “Marca”, Karembeu bën edhe një rrëfim të papritur. “Është e vërtetë…”, qesh francezi. “Kam dashur të bëhem mjek, por për pak u bëra aktor filmash pornografikë. Por ja që më doli e ardhmja në futboll dhe u bëra i famshëm.” Karembeu ka fituar në karrierën e tij një Botëror, një Europian, dy Kupa Kampionesh si dhe një Kupë Ndërkontinentale.
/portali DurresLajm/