Një ish-luftëtar i MMA-së akuzohet se ka goditur me thikë ish-të dashurën e tij 17 herë dhe më pas ka futur trupin e saj në dollap, pas një debati të nisur jashtë shtëpisë së vajzës në Tennessee, SHBA.
I akuzuari për këtë vrasje është 28-vjeçari Dwayne Herelle Jr, i cili akuzohet për vrasjen e 24-vjeçares Irene Torres jashtë shtëpisë ku ajo jetonte me prindërit e saj. Ish-luftëtari i MMA-së dyshohet se priti që vajza në fjalë të kthehej në shtëpi nga turni i saj në punë dhe më pas i doli duke i bërë pritë.
“Ai e ka tërhequr zvarrë dhe e ka goditur vazhdimisht me thikë para shtëpisë së prindërve”, tha motra e madhe e viktimës. Të mërkurën, hetuesit zbuluan se Torres ishte goditur me thikë mbi 17 herë. Herelle më pas e tërhoqi trupin e Torres në bagazhin e makinës dhe u nis për shtëpinë e tij, ku e futi trupin në një kuti dhe e fshehu në dollap, sipas raportimeve të policisë.
Torres ishte ndarë me Herelle një muaj para vrasjes dhe sipas motrës së saj, marrëdhënia ishte abuzive fizikisht dhe emocionalisht.
“Ndërsa shumica e 24-vjeçarëve po planifikojnë karrierën dhe të ardhmen e tyre, motra ime kaloi disa nga muajt e fundit të jetës së saj e abuzuar, e degraduar, e tmerruar dhe e frikësuar”, raportoi motra e saj e madhe.
“Irene tregoi guxim të jashtëzakonshëm duke lënë marrëdhënien e saj abuzive dhe ishte shumë e lumtur kur filloi jetën e saj të re, por një muaj më vonë ajo u vra brutalisht.”