Teksa e gjithë Turqia ishte në ankth për grushtin e shtetit që po organizohej nga ushtria, në Gostivar një grup shqiptarësh dolën në rrugë për të mbështetur presidentin Erdogan.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Bekim Keça, gjatë një prononcimi për mediet, tha se është gati bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë të luftojë për Erdoganin dhe të gjithë Turqinë.