Debatik Curri i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ai e mbylli sezonin e tij të fundit te Prishtina. Megjithatë ai nuk do të largohet nga klubi, por do të mbajë rolin e ndihmësit të Mirel Josës.

Ish-mbrojtësi i kombëtares sonë e ka nisur pikërisht te Prishtina karrierën e tij gjatë viteve 2003-2004. Curri ka një karrierë të gjatë në supe dhe në moshën 34-vjeçare ka vendosur të thotë “mjaft”.

Ai është aktivizuar te Vorskla Pilltava, Genclerbirligi në Turqi, Hoverla Uzhhorod e Sevastopol në Ukrainë. Karriera e tij në vendin tonë mori hov me Tiranën dhe Flamurtarin.