Ish mbrojtësi i Teutës, Viktor Kuka, nuk e ka patur aspak të vështirë të gjejë një tjetër ekip pas largimit nga durrsakët. Kuka është rikthyer sërish në futbollin e Kosovës, teksa nga tani ai do të jetë pjesë e skuadrës së Llapit nga Podujeva.

Pas një periudhe jo të mirë 6 mujore tek Teuta, mbrojtësi 25 vjeçar u largua me hapjen e merkatos së janarit për t’a vazhduar karrierën e tij tek ekipi që militon në Superligën e Kosovës. Padyshim që nga ana e ekipit të Llapit kjo cilësohet si një lëvizje e goditur duke parë edhe që lojtari ka qenë pjesë e Prishtinës.

Lajmi për këtë transferim u bë publik nga faqa zyrtare e klubit nga Kosova në rrjetin social “Facebook”.