Ish-menaxheri i tij, Uilli Ueber në një intervistë për “Express” foli për gjendjen e pilotit gjerman, Majkëll Shumaker.
“Kur mendoj për Majkëll tani, për fat të keq, shpresoj shumë se do ta shoh përsëri. Asnjë lajm pozitiv pas dhjetë vitesh. Duhet ta kisha vizituar në spital, vajta si qen pas aksidentit të tij”, shprehet ai. Rikujtojmë që më 29 dhjetor 2013, Shumaker pati një aksident në Alpet Franceze, duke e goditur kokën në një shkëmb. Vetëm rrethi më i afërt e di se si po ecën realisht legjenda e garave në Formula 1.