Në sesionin e jashtëzakonshëm të pasdites të Kuvendit u votuan ministrat e rinj, ndërkohë që opozita braktisi sallën.

Po ndërsa ministrat që prisnin të votoheshin ishin ulur në lozhat e katit të dytë për të ndjekur seancën, të shkarkuarit kanë zbritur nga podiumi për t’u ulur si deputetë të thjeshtë krah për krahë me njëri-tjetrin e për çudi dhe me shprehi të fytyrës të ngjashme.

Parlamenti ka votuar sot shkarkimet e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministres Senida Mesi dhe po ashtu emërimin e zëvendësuesve të tyre.