Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.
Ai është paraqitur vetëm por pas tij kanë mbërritur menjëherë edhe dy avokatët e tij Artan Hajdari dhe Maksim Haxhia.
Në përfundim të procesit së marjes në pyetje, ish-ministri Tahiri ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në një prononcim për media u shpreh:
"Dhashë shpjegimin tim në shërbim të së vërtetës. Nuk dua ta kthej në betejë politike. I hapur për tu përgjigjur dhe hetuar deri në fund."





