Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, i ftuar në emisionin 360gradë, të Artur Zhejit në Oranews, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kreun e policisë se Shtetit Haki Çako.

I pyetur nga moderatori Artur Zheji se pse nuk e kishte kërkuar dorëheqjen e Haki Cakos kur ishte ne detyrë, Demiraj tha: “Nuk e kam kërkuar pasi e dija që e mbronte Kryeministri”. 

Fatmir Xhafaj nuk mund të largojë dot Haki Çakon, vendimin për shkarkimin e drejtorit të policise e merr kryeministri”, tha Demiraj.