Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet sot të japë vendimin final për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ish-ministri ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj.
SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për Tahirin që në bazë të gjykimit të shkurtuar do të reduktohej në 8 vite.
Më 31 janar 2022, Gjykata e Apelit zhvilloi seancën gjyqësore për ish-Ministrin e Brendshëm i cili është i akuzuar për trafik droge dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.





