Ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm.
Ende nuk dihen arsyet përse ish-ministri socialist ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Gjiknuri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme edhe më parë për fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjithashtu emri i tij ka dalë në dosjen e inceneratorëve, ku mësohet se ka udhëtuar jashtë shtetit së bashku me ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe me biznesmenin Mirel Mërtirin.