Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga SASPAC. Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK, lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post nëntorin e vitit 2021.