Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në kohën e qeverisjes Berisha, Spiro Ksera, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Gjykata e Lartë ka refuzuar të lirojë nga burgu ish-ministrin e arrestuar më 29 janar, i akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Punës.

Ksera iu drejtua gjykatës së lartë më 9 mars 2016 me Rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë pasi më parë, Shkalla e Parë dhe ajo e Apelit vendosën ndaj tij arrest me burg.

Vendimi për të mos pranuar rekursin e ish-ministrit Ksera nga Gjykata e Lartë është marrë më 24 mars dhe është zbardhur në faqen e internetit të gjykatës këtë fundjavë.

Ksera u arrestua mbrëmjen e 29 janarit në fshatin Dervican të Gjirokastrës, i cili akuzohet për rreth 30 milionë lëkë vjedhje duke shpërdoruar detyrën.