Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar sot diplomën e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, i cili kërkon një mandat të dytë në garën e 30 qershorit.

Në dy postime në Facebook, Muka ka hedhur dyshime për e origjinalitetin e saj ndërsa shkruan se nesër do tregojë fakte për këtë gjë.

"Kjo eshte diploma qe Erion Veliaj ka publikuar ne Twitter te 2015 si diplome Bachelor te marre ne Amerike. Si mendoni, Eshte origjinale? Komentoni duke treguar elementet e diplomes qe verifikojne qe "Kartoni" i publikuar prej Velias nuk eshte origjinal. Neser tregojme faktet dhe me diplomen qe Veliaj pretendon si diplome masteri!

“Kjo eshte "diploma" qe ne vitin 2015 Erion Veliaj e beri publike ne Twitter per te treguar se ka mbaruar masterin ne Universitetin e Sussex. Pyetja qe kam per ju: A mund te jete kjo nje diplome masteri?! Sigurisht, dilema e pare qe lind per te shkuar te pergjigja eshte: A ka Universiteti i Sussex Master ne "Politiken Europiane"? Do ju keshilloja te google dhe komentoni duke dhene mendimin tuaj", shkruan Muka.