Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka denoncuar sot tentativat e blerjes së votave në fshatra të ndryshme të vendit.
Manjani shkruan në Facebook se, shumë qytetarë po i shkruajnë se nëpër zona të ndryshme punonjësit e OSHEE-së janë duke mbledhur kartat e identitet të qytetarëve.
Sipas ish-ministrit ky është zbatimi i sistemit të patronazhit, model që sipas Manjanit, Rilindjes ia mësoi Erdogani.
POSTIMI I PLOTË
Kujdes!
————-
Ka shumë njerëz që më shkruajnë në Inbox, ku raportojnë për mësues e punonjës OSHEE që po mbledhin kartat e identitetit nëpër fshatra.
Ky është sistemi i patronazhit elektoral, që Rilindja e mësoi nga modeli i Erdoganit, për kontrollin e votuesve në territor. Çdo punonjës shteti ka detyrë të markojë, ndjekë e bindë një numër të caktuar votuesish të votojnë qeverinë.
Kryetarët e punonjësit e bashkive veçanërisht janë të ngarkuar me këto detyra.
Ky është fillimi i proçesit të blerjes së votave dhe i korrupsionit elektoral.
Cilido që jep Kartën e Identitetit apo Pasaportën kuturu, njerëzve që nuk kanë punë me to, duhet të kuptojë se PO SHET VOTËN! Po shet DEMOKRACINË!





