Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur kundër rritjes së tarifave dentare nga Urdhri i Stomatologut.
Ahmetaj shkruan në Facebook se çmimet nuk vendosen më logjikë karteli dhe kjo nismë sipas tij është abuzim ndaj qytatarëve dhe si e tillë nuk duhet zbatuar.
“Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit, është abuzim me qytetarët.Për më tepër, është i pa bazuar në ligj, ndaj nuk duhet zbatuar!”, shkruan Ahmetaj.





