Pasi ka dëgjuar prej orës 11:00 pyetjet që anëtarët e Këshillit të Rregullores i kanë bërë prokurorëve për marrjen e autorizimit për arrestimin e tij, Saimir Tahiri ka vendosur të reagojë.

Ai ka tentuar të tërheqë vëmendjen e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve duke bërë një veprim, që të paktën media i ka rënë në sy.

Në një moment të mbledhjes Tahiri ka marrë një fletë të bardhë, stilolapsin dhe ka shkruar emrin e tij “SAJMIR TAHIRI”.

Letrën e ka vendosur në një vend të dukshëm që ta shohin edhe deputetët e të dy krahëve. A është ky një mesazh i koduar i Tahirit? Nëse po, për kë?