Ish-ministrja e Financave Anila Denaj ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK, ku edhe u pyet lidhur me çështjen e sterilizimit.
Në një komunikim me gazetarët, Denaj teksa nuk dha shumë detaje, theksoi se është pyetur në lidhje me informacion për periudhën kur ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave.
“Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.