Ish-ministrja e për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato është prezantuar sot në detyrën e saj të re në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë dhe ish-kreu i ARRSH-së, i shkarkuar dje nga ministrja Belinda Balluku, Afrim Qëndro.
Qato në prezantimin para stafit të saj është shprehur se ndihet e nderuar për përgjegjësinë që i është dhënë për të drejtuar këtë institucion.
"Kalimi i detyrës u krye në takimin që u organizua në institucionin e ARRSH-së në prani të drejtorëve dhe përgjegjësave të sektorëve.
Z. Qëndro i uroi suksese Drejtoreshës për detyrën e rëndësishme dhe sfiduese, duke shprehur bindjen se Znj.Qato do ta çojë përpara në mënyrën më profesionale punën e nisur për projektet strategjike me rëndësi kombëtare.Në fjalën e saj, Qato shprehu se ndihet e nderuar për përgjegjësinë e lartë që ka në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm dhe vlerësoi maksimalisht punën e kryer gjatë këtyre viteve, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm do të vijojë në mënyrë po aq optimale. Pa vënë në dyshim cilësinë e punës së kryer deri tani, sfidë mbetet arritja e rezultateve edhe më të mira, nëpërmjet vijimit të ristrukturimit të nisur dhe konsolidimit të bashkepunimit që duhet t'i pergjigjet nivelit të rëndësisë që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka si institutcion", thuhet në njoftimin e ARRSH-së.





